578-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, aktiviteti bën bashkë kryebashkiakët e rajonit

02/03/2022 16:16

578-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës bëri  bashkë sot drejtues të bashkive të Shqipërisë dhe rajonit.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu vuri theksin te kjo datë historike, e duke shtuar se Lezha është shtëpia e të gjithëve dhe që çdokush troket në  këtë derë e ka të hapur gjithmonë.

Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës nuk la pa përmendur luftën e Ukrainës, duke dhënë mesazhin që duhet të jemi të bashkuar gjithmonë dhe jo vetëm kur kemi nevoje për njëri-tjetrin.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në fjalën e tij e vuri theksin te bashkimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm

Gjatë aktivitetit, nuk mungoi dhe interpretimi i mjeshtrit të madh Mirush Kabashi.

Aktiviteti u mbyll me vendosjen e kurorave me lule pranë varrit të Skënderbeut.

Top Channel