Video/ “Kudo që shkoj, përsëri tek ti kthehem”, Vuçiç këndon për Kosovën pas humbjes në zgjedhje
07/11/2026 17:47
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është filmuar duke kënduar këngën nacionaliste serbe “Vidovdan”, gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Sremska Mitrovicë.
Në pamjet e publikuara, Vuçiç shfaqet duke kënduar një prej pjesëve të këngës, e cila përmban referenca të drejtpërdrejta për Kosovën.
“Kudo që të shkoj, përsëri tek ti kthehem, kush mund të ma shkëpusë Kosovën nga shpirti im?”, janë vargjet që këndon ish-lideri serb.
View this post on Instagram
Top Channel