Kazerma “Adem Jashari” hapi dyert për të pritur qytetarët e Kosovës e për t’i njoftuar me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në hapësirat e kazermës u ekspozuan armatimi dhe pajisjet e ushtrisë së vendit në Ditën e Forcës, organizuar për të përafrua atë me qytetarin të cilit i shërben.
Qytetarë të shumtë, si përvitshëm patën mundësinë të informoheshin mbi punën e secilit divizion e njësit të Forcës së Sigurisë.
E në shënimin e Ditës së Forcës prezent në kazermën që mban emrin e komandantit legjendar “Adem Jasharit” ishin edhe krerët shtetëror.
Nga aty u tha se qëllimi kryesor është që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.
Për sigurinë e fëmijëve, për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, për brezat që po vijnë do të vazhdojmë angazhimin që ta forcojmë ushtrinë tonë e që Republika e Kosovës të jetë edhe anëtare e NATO-s
Sa më shumë që e forcojmë Forcën e Sigurisë, ushtrinë e Republikës së Kosovës, aq më larg qëndrojnë të gjithë ata të cilët na kërcënojnë me luftë dhe konflikt
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Ditën e Forcës ka falënderuar të gjithë ata që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë në Forcën e Sigurisë, në mesin e tyre edhe Komandantin Bashkim Jasharin, mandati i së cilit është në përfundim.
Maqedonci në fjalën e tij ka përmendur edhe investimet që janë kryer në përforcimin e kapaciteteve.
Investimet tona gjatë kësaj qeverisjeje janë orientuar në tri drejtime, fillimisht përkushtimi ynë dhe paraqitja ka qenë që të fokusohemi në blerjen e sistemit të armatimit, në mjete transportuese e pajisje për ta operacionalizuar ushtrinë dhe deri më tani janë bërë gati 500 milionë euro investime
Çdo 27 nëntor, Kosova shënon Ditën e Forcës, si shenjë e vlerësimit të punës së ushtarëve e njëkohësisht edhe nderim i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si paraardhës të Forcës së Sigurisë.
Top Channel