Mijëra ukrainas dalin vullnetarë për të luftuar

02/03/2022 15:46

Mijëra ukrainas kanë dalë vullnetarë për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të luftuar pushtimin e Rusisë, përfshirë punonjës të IT apo ndërtues.

Për të qenë më të përgatitur, ata kanë vendosur të marrin pjesë në trajnimin bazë përpara se të nisen për betejë.

Qendra e vullnetarëve në Lviv u mbush sot me ushtarë të rinj që ishin regjistruar për t’u bashkuar me njësitë e mbrojtjes territoriale. Disa ishin me uniformë ushtarake, ndërsa të tjerët mbanin rroba civile dhe çanta shpine,

Historia po ndodh pikërisht tani. Nuk dua të jem mënjanë. Dua të bëj histori. Më në fund bota duhet të dijë se çfarë është e keqe dhe çfarë është e mirë. Kemi mbështetjen e gjithë botës”, tha Vitali, një shef 35-vjeçar.

Vitali tha se ai dhe 15 punonjësit e kompanisë së tij kishin filluar trajnimin e armëve pesë ditë përpara sulmit të Rusisë, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë ukrainase, e cila po përballet me sulmet ruse.

Top Channel