Nvidia nën presion, frika për të ardhmen e AI-së trondit Wall Street-in dhe fundos aksionet e teknologjisë

16/11/2026 19:31

Bursa amerikane e nisi javën me humbje, pasi aksionet e Nvidia-s dhe kompanive të tjera të teknologjisë u vunë nën presion, në prag të publikimit të rezultateve financiare të gjigantit të çipave.

Shqetësimet për të ardhmen e industrisë së inteligjencës artificiale dhe zhvillimet e fundit rreth Nvidia-s shtuan pasigurinë mes investitorëve.

Indeksi Nasdaq Composite ra me 1.4%, S&P 500 humbi 0.8%, ndërsa Dow Jones Industrial Average u tërhoq me 78 pikë, ose 0.2%.

Nvidia regjistroi një rënie prej më shumë se 2%, duke tërhequr pas vetes edhe kompani të tjera të sektorit. Aksionet e Micron Technology ranë me 6%, Intel me 5%, ndërsa AMD humbi 4%. Në të njëjtën linjë, Dell Technologies u zhvlerësua me mbi 5%, ndërsa Oracle pësoi një rënie prej afro 3%.

Presioni ndaj Nvidia-s vjen në një moment delikat për kompaninë, e cila po përballet me shqyrtim të shtuar nga autoritetet amerikane. Departamenti Amerikan i Tregtisë ka ndërmarrë hapa për të mbyllur një boshllëk ligjor që u ka lejuar kompanive kineze të marrin me qira kapacitetet kompjuterike të Nvidia-s, të vendosura në vende të tjera.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, kërkoi gjatë fundjavës një ndryshim të thellë në drejtimin e kompanisë, duke i bërë thirrje bordit drejtues të shqyrtojë kandidatë jashtë strukturave aktuale për postin e drejtorit ekzekutiv.

Vëmendja e investitorëve është përqendruar tashmë te rezultatet financiare të tremujorit të tretë të Nvidia-s, që do të publikohen të martën pas mbylljes së tregut. Analistët parashikojnë një rritje prej afro 100% të të ardhurave dhe fitimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, përtej shifrave, tregu do të kërkojë sinjale nga drejtuesit e kompanisë mbi ecurinë e kërkesës për infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe mundësinë e ruajtjes së ritmeve aktuale të rritjes.

Në të njëjtën kohë, investitorët po ndjekin edhe debutimin e pritshëm të kompanisë Anthropic në tregjet financiare, një tjetër zhvillim që mund të ndikojë në pritshmëritë për sektorin e inteligjencës artificiale.

Shqetësimet për vlerësimet e larta të kompanive teknologjike janë reflektuar edhe në qëndrimin e institucioneve financiare. Mizuho uli objektivin e çmimit për aksionet e Nvidia-s nga 250 në 220 dollarë, ndërsa UBS e reduktoi nga 300 në 240 dollarë.

Megjithatë, të dyja bankat ruajtën rekomandimet pozitive për aksionet e kompanisë. Bursa amerikane e nisi javën me humbje, pasi aksionet e Nvidia-s dhe kompanive të tjera të teknologjisë u vunë nën presion, në prag të publikimit të rezultateve financiare të gjigantit të çipave.

Shqetësimet për të ardhmen e industrisë së inteligjencës artificiale dhe zhvillimet e fundit rreth Nvidia-s shtuan pasigurinë mes investitorëve.

Indeksi Nasdaq Composite ra me 1.4%, S&P 500 humbi 0.8%, ndërsa Dow Jones Industrial Average u tërhoq me 78 pikë, ose 0.2%.

Nvidia regjistroi një rënie prej më shumë se 2%, duke tërhequr pas vetes edhe kompani të tjera të sektorit. Aksionet e Micron Technology ranë me 6%, Intel me 5%, ndërsa AMD humbi 4%. Në të njëjtën linjë, Dell Technologies u zhvlerësua me mbi 5%, ndërsa Oracle pësoi një rënie prej afro 3%.

Presioni ndaj Nvidia-s vjen në një moment delikat për kompaninë, e cila po përballet me shqyrtim të shtuar nga autoritetet amerikane. Departamenti Amerikan i Tregtisë ka ndërmarrë hapa për të mbyllur një boshllëk ligjor që u ka lejuar kompanive kineze të marrin me qira kapacitetet kompjuterike të Nvidia-s, të vendosura në vende të tjera.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, kërkoi gjatë fundjavës një ndryshim të thellë në drejtimin e kompanisë, duke i bërë thirrje bordit drejtues të shqyrtojë kandidatë jashtë strukturave aktuale për postin e drejtorit ekzekutiv.

Vëmendja e investitorëve është përqendruar tashmë te rezultatet financiare të tremujorit të tretë të Nvidia-s, që do të publikohen të martën pas mbylljes së tregut. Analistët parashikojnë një rritje prej afro 100% të të ardhurave dhe fitimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, përtej shifrave, tregu do të kërkojë sinjale nga drejtuesit e kompanisë mbi ecurinë e kërkesës për infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe mundësinë e ruajtjes së ritmeve aktuale të rritjes.

Në të njëjtën kohë, investitorët po ndjekin edhe debutimin e pritshëm të kompanisë Anthropic në tregjet financiare, një tjetër zhvillim që mund të ndikojë në pritshmëritë për sektorin e inteligjencës artificiale.

Shqetësimet për vlerësimet e larta të kompanive teknologjike janë reflektuar edhe në qëndrimin e institucioneve financiare. Mizuho uli objektivin e çmimit për aksionet e Nvidia-s nga 250 në 220 dollarë, ndërsa UBS e reduktoi nga 300 në 240 dollarë. Megjithatë, të dyja bankat ruajtën rekomandimet pozitive për aksionet e kompanisë.

Top Channel