Frikërat më të madha pas luftës Ukrainë-Rusi, ja si shprehen moderatoret e “Goca dhe Gra”

03/03/2022 10:35

Moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra”, ndërsa po diskutonin për situatën aktuale të luftës Ukrainë-Rusi, thanë se frika më e madhe që pas pandemisë së koronavirusit është nisja e një lufte të tretë botërore.

Moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra”, ndërsa po diskutonin për situatën aktuale të luftës Ukrainë-Rusi, thanë se frika më e madhe që pas pandemisë së koronavirusit është nisja e një Lufte të Tretë Botërore.

Blogerja Armina Mevlani tha se lufta mund të fitohet me zemër dhe mendje, jo patjetër me luftë.

Ndërsa, poetja e njohur Rita Petro tha mendimin e saj se shumica e njerëzve janë me Ukrainën pasi është ajo e cila pushtohet. Ajo tha se pas luftës vendimet politike tashmë do drejtohen nga forcat ushtarake.

“Pak më parë në kaluam pandeminë, dhe të gjithë njerëzit mezi prisnin që të hapeshin kufinjtë që të mund të udhëtonin nëpër botë. Sigurisht gjithë ajo e keqe pati viktimat e veta. Tani njerëzit janë stepur sepse kanë frikë nga ajo që mund të ndodhi. Brenda një nate u trondit e gjithë bota. Është një situatë tepër delikate, dhe vendimet politike tashmë do drejtohen nga forcat ushtarake.

Nga ana tjetër gazetarja Dalina Buzi  është shprehur se pas gjithë kësaj ajo për të cilën ndjen keqardhje është fakti që mund të ketë Luftë të Tretë botërore.

“Që ka luftë po, që do ketë luftë të tretë botërore po, që do ketë më tepër nevojë për ekspansion po, që ka gjithmonë dispalanca po. Por nuk ma merte mendja që lufta të vazhdonte në Europë me tanke dhe vrasje fëmijësh, kur koncepti i luftës sot që nga lufta e fundit në territorin Europian. Kjo më la pa fjalë”, tha Buzi.

Modertatoret bashkë me të ftuarin janë munduar të bëjnë një analizë të përgjithshme të problematikës më të nxehtë të momentit në të gjithë botën, siç është pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe ndikimi që mund të ketë ajo më pas.

Top Channel