Papa Leo u ndal të dielën në Argjentinë në pjesën e dytë të një turneu 12-ditor nëpër Amerikën e Jugut, ku papa i parë i lindur në SHBA do të mbajë një fjalim të ndjekur nga afër para Presidentit argjentinas Javier Milei që shihet si aleat i ngushtë i Donald Trump. Vizita mund të nënvizojë tensionet mes Vatikanit dhe Mileit, axhenda e të cilit për shtrëngim është kritikuar nga Kisha për goditjen më të varfërve ndërkohë që presidenti agjentinas ka mbështetur fuqimisht luftën e Iranit, që në anën tjetër Leoni e ka kritikuar duke shkaktuar zemërimin e Trump.