Një person mbetet i plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë që ndodhi në aksin rrugor Fier-Patos

02/03/2022 15:26

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë që ndodhi këtë të mërkurë në aksin rrugor Fier-Patos.

Burimet për Top Channel, thanë se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Portez, ndërsa personi i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar radhë të gjata të automjeteve.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, si dhe për të normalizuar trafikun e lëvizjes së mjeteve.

Top Channel