Manovra shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës në pikun e trafikut, policia bllokon “BMW”-në

03/03/2022 10:25

Një drejtues i një mjeti tip “BMW” është ndëshkuar nga policia e Tiranës, pasi kreu manovra të rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës, në pikun e trafikut.

Policia bën me dije shoferi me iniciale L.G., u ndëshkua me gjobë prej 40 mijë lekësh të reja dhe iu bllokua mjeti, pasi rrezikoi jetën e tij dhe të përdoruesëve të rrugës.

Videoja në të cilën drejtuesi i mjetit bënte gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, është publikuar në rrjetet sociale dhe më pas është identifikuar nga policia.

Gjithashtu, gjatë 72 orëve të fundit, janë evidentuar e ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj edhe 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

Top Channel