Ngacmoi seksualisht të miturën, procedohet penalisht 59-vjeçari në Finiq/ Arrestohen edhe dy te tjerë

03/03/2022 10:41

Një 59-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Sarandës, pasi sipas policisë, ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Penalisht është proceduar edhe një 53-vjeçare, banuese në Sarandë, është, pasi u kap duke kryer punime në pronën e saj, pa lejen e ograneve përkatëse.

Edhe një 59-vjeçar, banues në Ksamil është proceduar pasi është kostatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane jashtë vendit të përcaktuar.

Në flagrancë u arrestua K.B., 37-vjeç, banues në Ksamil, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara me anë të aparatit celular.

Për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është arrestuar 53-vjeçari A.M., pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. Z., 58 vjeç, banues në Poro.

Po ashtu, ditën e djeshme, shtetasja G. F., 57 vjeçe, banuese në Delvinë, ka kallëzuar se më datë 15.02.2022, është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi K. H., 52 vjeç dhe policia po punon për gjetjen e tij.

Top Channel