Problematikat që pajisjet e identifikimit biometrik shfaqën ne zgjedhjet e 25 Prillit bëri që KQZ ti ritestonte sërish ato.

Celibashi: Është bazë e mirë për të menduar që në këto zgjedhje problemaktikat do të jenë thuajse zero.

Të dielën këto pajisje do te mundësojnë identifikimin e zgjedhësve në  941 qendrat e votimit  e ngritura në 6  Bashki ku do te ketë zgjedhje të parakohshme. KQZ ka marre masat per te shmangur  bllokimin e procesit.

Pelinku: Brenda dy orëve, KQZ do të realizojë zëvendësimin e pajisjes në rast se do dështojë suporti online i operatorit.

Bashkia Vorë do të jetë e vetmja që krahas identifikimit do  zbatohet edhe votimi dhe numërimi elektronik.

Celibashi: Ndryshe nga 25 prillit do të kemi rezultatin paraprak sapo të mbyllen qendrat e votimit.

Në 5 Bashkite e tjera rezultati parashikohet te dalë brenda 48 orësh.

 

Top Channel