Në emisionin “Top Talk” të drejtuar nga moderatori Denis Dyrnjaja u fol për rritjen e çmimit të energjisë dhe pasojat që sjell për vendin tonë.

Fasonët janë më të prekurit nga kjo situatë duke kërkuar vazhdimisht dialog me qeverinë për të marë një vendim.

Sipas përfaqësuesit të fasonëve Edvin Prençe rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë në uljen e investimeve dhe deri në mbylljen ose shkurtimin e vendeve të punës.

Denis Dyrnjaja: Grupi i fasonëve besoj se duhet të jenë mbi 70 mijë punonjës në këtë sektor është ai i cili e ndjen më shumë këtë kosto të energjisë.

Edvin Prençe: Patjetër që sektori i manifrakturës të veshjeve të këpucës po e ndjen shumë. Rritja e çmimit me 78 -80 përqind të kostove të mëparshme energjitike do të ndikojë në uljen e investimeve dhe pse jo në mbylljen ose shkurtimin e vendeve të punës.

Denis Dyrnjaja: Çështja është që ne importojmë energji dhe çmimi nuk përcaktohen nga ne por nga bursa. Kshuqë automatkisht është një refleksion që e përcakton tregu i huaj dhe kur ti del në treg të huaj do blesh atë energjii që të ofrohet me atë çmim që të ofrohet edhe natyrish çështja nuk është më i shtetit .

Edvin Prençe: Në asnjë rast jo vetëm sektori jonë por asnjë biznes përpara problematikave është tërhequr . Prandaj ne kemi kërkuar transparence në radhë të parë duam të dimë sa është konsumi i brendshëm i energjisë me prodhim shqiptar. Ne duam të dimë se sa është kostoja që është blerë energjia përtej prodhimit të brendshëm.

Top Channel