Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

01/11/2026 16:52
Foto Ilustruese

Një këmbësore 67-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, në vendin e njohur si “Ura e Bahçallëkut”, në Shkodër.

Sipas informacionit paraprak, një automjet i drejtuar nga shtetasja B. P., 27 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën këmbësorja E. B., 67 vjeçe, e cila në momentin e aksidentit po ecte në trotuar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Top Channel