Dita e 20-të e protestës, pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit e mbyllin paqësisht tubimin përpara Kryeministrisë
01/11/2026 19:00
Protesta e zhvilluar në Tiranë ka përfunduar paqësisht në ditën e saj të 20-të.
Pas grumbullimit pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku zhvilluan tubimin e tyre.
Pjesëmarrësit u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar protestën përmes thirrjeve dhe mesazheve të tyre drejtuar qeverisë.
Pas përfundimit të tubimit, protestuesit janë shpërndarë pa shënuar incidente, duke mbyllur kështu një tjetër ditë të protestës në kryeqytet.
Top Channel