Sondazhet e para pas votimeve në Bullgari projektojnë një fitore të presidentes aktuale në detyrë, Iliana Iotova, në raundin e dytë. Gara e fortë u zhvillua në një atmosferë të polarizuar, e ndikuar ndjeshëm nga debatet mbi luftën në Ukrainë dhe incidentet e fundit me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. Sipas të dhënave të publikuara nga agjensia Alpha Research pas mbylljes së kutive të votimit, 62-vjeçarja Lotova udhëheq me 52.5% të votave, duke mposhtur rivalin e saj pro-perëndimor, ish-kryeministrin Andrey Gyurov, i cili ka siguruar 43.4%.