Klasfikimi i Superiores/ Egnatia konfirmohet në krye, Elbasani parakalon Tiranën
Java e 10-të e Kategorisë Superiore ka dhuruar rezultate interesante, me AF Elbasanin që ka përmbysur Laçin në shtëpi, Skënderbeun dhe Vllazninë që kanë ndarë pikët në Korçë, si dhe Egnatian që ka triumfuar ndaj Tiranës.
Elbasani përmbys Laçin
AF Elbasani ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Laçit. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 8-të me Traore, por vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin falë A. Mazarit.
Sulmuesi realizoi fillimisht në minutën e 12-të, përpara se të shënonte sërish në të 67-ën, duke i dhënë Elbasanit tri pikë të rëndësishme përballë kurbinasve.
Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët
Në Korçë, Skënderbeu dhe Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1. Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 31-të me B. C. Sie, ndërsa shkodranët rikthyen baraspeshën në pjesën e dytë.
Ishte Bekim Balaj ai që realizoi golin e barazimit në minutën e 67-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar të takimit. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin e fitores, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të ndryshonte shifrat.
Egnatia fiton ndaj Tiranës
Në ndeshjen tjetër të ditës, Egnatia ka triumfuar 2-1 në transfertën ndaj Tiranës, pas një përmbysjeje të rezultatit. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, por rrogozhinasit reaguan dhe siguruan tri pikët, duke e mbyllur me sukses këtë përballje të javës së 10-të të Superiores.
Top Channel