Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar
Ernest Muçi, pjesë e Trabzonsporit, këtë sezon po konfirmohet si një nga yjet e kampionatit turk.
Sulmuesi i Kombëtares është shndërruar në një “fabrikë” golash e asistesh, teksa ka dhuruar një tjetër asist në duelin që po zhvillohet ndaj Gaziantepit, për javën e dhjetë të Superligës.
Sulmuesi devijoi me kokë një krosim të Salah nga këndorja, për ta dërguar te Saviç, i cili e postoi më pas në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Trabzonsporit.
Por Muçi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 61-të, sulmuesi shqiptar realizoi edhe vetë, me një goditje spektakolare nga distanca, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke dyfishuar avantazhin e Trabzonsporit në 2-0.
Një tjetër paraqitje fantastike për Muçin, i cili po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në skuadrën turke.
🇦🇱⚽️ ERNEST MUCI WOW!!!
Goal and assist from him today. What a strike! What a player! https://t.co/2YWkzvChXR
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) November 1, 2026
Top Channel