La shenjën në fitoren ndaj Bjellorusisë: U arrit objektivi, qershia mbi tortë do të ishte të nënshkruaja me një skuadër
Kapiteni kuqezi flet pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe ngjitjes në Ligën B të Nations League. Gjimshiti beson se baza e skuadrës ekziston dhe se lojtarët e rinj mund ta përmirësojnë edhe më shumë Kombëtaren.
Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, duke siguruar ngjitjen në Ligën B pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë në Budapest. Një objektiv i rëndësishëm i realizuar nga kuqezinjtë, që tashmë shohin drejt sfidave të reja dhe synimeve më të mëdha.
Pas përfundimit të takimit, për mediat foli edhe kapiteni Berat Gjimshiti. Mbrojtësi kuqezi vlerësoi bazat që ka aktualisht skuadra, ndërsa theksoi se afrimi dhe kontributi i lojtarëve të rinj mund ta ndihmojnë Kombëtaren të bëjë hapa të tjerë përpara.
“Sigurisht që bazat ekzistojnë. Besoj ato të rinj që vijnë na përmirësojnë. Të vazhdojmë përpara dhe të mos kemi limite si skuadër”, tha Gjimshiti.
Një mesazh optimist nga kapiteni kuqezi, në një moment kur Shqipëria ka lënë pas Ligën C dhe tashmë përgatitet për një nivel më të lartë konkurrimi në Ligën e Kombeve.
Top Channel