Protestat e gjeneratës Z në disa vende të Europës, të zhvilluara për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe arsimit, u shoqëruan me përplasje me policinë, grabitje dhe dëme materiale. Demonstratat e fuqishme përfshinë Francën, Gjermaninë, Zvicrën, por edhe Portugalinë Mbi 770 persona u arrestuan në Francë, ndërsa në Gjermani më shumë se 100 efektivë policie mbetën të plagosur gjatë trazirave në Frankfurt. Në Francë, rreth 320 mijë persona morën pjesë në protesta, të cilat u zhvilluan në Paris, Marsejë, Bordo, Lion dhe Tuluzë.