Një aksident me disa mjete të përplasura në seri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë Lushnje. Aksidenti që ka përfshirë tre automjete ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit në kahun e lëvizjes drejt Lushnjes. Një drejtues mjeti nga tre të përfshirët në aksident ka përfunduar në spitalin e Lushnjes me lëndime të shumta dhe po merr ndihmën mjekësore. Policia e qarkullimit rrugor po disiplinon trafikun e rënduar ndërsa ekspertët po kryejnë dokumentimin e ngjarjes.