Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Pamjet kur një qytetar ukrainas del përpara përpara një tanku rus dhe e shtyn me duar, duke e detyruar mjetin ushtarak të ngadalësojë, bënë me shpejtësi xhiron e botës dhe po kthehen në simbolin e rezistencës së njerëzvë te thjeshtë kundër agresionit rus mbi shtetin fqinj.
Të postuara në Twiter nga NDTV, ato po përshkruhen si “përpjekje monumentale” e burrit që bie pastaj në gjunjë ndërsa banorë të tjerë të zonës vrapojnë drejt tij.
Tanku, nga sa u mësua vonë, ishte pjesë e autokolonës ruse që po kalonte në qytetin Bakhmach, teksa forcat e Moskës vazhdojnë shumë më ngadalë nga sa pritej avansimin në tokën ukrainase.
Një video e xhiruar në një tjetër qytet, Kupiansk regojnë momentet kur banorët rrethojnë e hipin mbi një automjet ushtarak që bësohet të jetë rus, në kohën që ai është ende në lëvizje.
Rezistenca e Ukrainës është përshendetur në shumë pjesë të botës, ndërsa edhe vetë ekspertët ushtarakë shprehen të befasuar prej kësaj qëndrese, të cilën me siguri, deri në këtë pikë nuk e priste as Moska.
Të ftuar nga presidenti i Asamblesë, Gérard Larcher, senatorët franceze u ngritën të gjithë në këmbë në shenjë nderimi për këtë rezistencë të pashoqe, ndërsa kryeministri Italian, Mario Draghi tha përpara parlamentit të vendit të tij se këto dekadat e fundit, shumë kanë jetuar me iluzionin se Europa nuk do të përballej më me një tjetër luftë dhe e cilësoi si heroike atë që po bën populli ukrainas.
Top Channel