Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura në Selenicë, detyrim paraqitje për mësuesin 35-vjeçar

08/11/2026 15:21

35-vjeçari Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku u njoh me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai u akuzua për ngacmim seksual ndaj disa nxënëseve të mitura.

Në dëshmitë e dhëna në polici, vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi u kishte drejtuar udhëzime të tilla si: “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”.

Nxënëset kanë deklaruar se i kanë interpretuar këto komente si ngacmim seksual.

Nga ana tjetër, në materialin e bërë publik nuk përmenden komunikime private përmes telefonit, mesazhe apo takime individuale mes mësuesit dhe nxënëseve.

Pretendimet e bëra publike lidhen me fjalët që ai dyshohet se ka përdorur gjatë zhvillimit të orës së fizkulturës në prani të klasës.

Top Channel