Aktorja Arjola Demiri ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP dhe ndau detaje të reja nga periudha kur vendosi t’i jepte fund martesës.

Arjola tha pas daljes nga BB VIP nuk ka pasur kontakte me ish bashkëshortin, nga martesa me të cilin erdhën në jetë 3 fëmijë. Aktorja zbuloi se pas divorcit i ka kërkuar vetëm të jenë miq për hir të fëmijëve, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar te familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje.

Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënieje. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha Arjola.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel