Shqipëria dhe disa vende Europiane kanë kaluar këtë të diel, 25 tetor, në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës u kthyen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00.

Ndryshimi i orës u mundëson qytetarëve të përfitojnë një orë më shumë gjumë, por njëkohësisht do të ketë më pak orë me dritë natyrale gjatë pasdites.

Për disa qytetarë, ky ndryshim nuk sjell shqetësime, ndërsa për të tjerë mund të ndikojë në rutinën e gjumit, organizimin e përditshëm dhe aktivitetet e tyre.

Kalimi nga ora verore në atë dimërore është një praktikë që zbatohet prej vitesh në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane. Ora ndryshon të dielën e fundit të tetorit, ndërsa rikthimi në orën verore bëhet të dielën e fundit të marsit.

Top Channel