Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi asamblenë e përgjithshme të zakonshme zgjedhore në Shtëpinë e Futbollit pas tejkalimit të problemeve gjyqësore që e pengonin dhe kërcënonim zhvillimin normalisht të saj.

Zv.Presidenti I FSHF, Edvin Libohova menjëherë pas konfirmimit mëngjesin e sotëm të gjykatës së Tiranës njoftoi delegatatët për vendimet e marra dhe ecurinë e punimeve të asamblesë.

Pas dakordësisë unanime të komunitetit të futbollit për shtyrjen e procesit zgjedhorë, presidenti aktual i FSHF Armand Duka në fjalimin e tij i vuri theksin vazhdimësisë së projekteve dhe punës së bashku me qeverinë shqiptare.

Një problematikë të tejkaluar tashmë e konsideroi gjithçka edhe presidenti i Federatës Italiane të futbollit Gabriele Gravina njëkohësisht antarë I komitetit të UEFA-s, i dërguar i qeverisë europiane këtu në Tiranë për procesin

Asamblenë zgjedhore të FSHF-s e përshëndeti edhe qeveria e futbollit botëror FIFA me përfaqësuessit e saj.

Pas miratimit të të gjitha pikave të tjera të rendit të ditës ku përfshihej, buxheti, auditimi dhe komisionet e ndryshme zv.presidenti i FSHF Edvin Libohova në mbylljen e punimeve konfirmoi edhe publikisht gadishmërinë e FSHF-s pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Ukrainës për të strehuar familjet e futbollistëve të sajë për një periudhë të pacaktuar.

Top Channel