Dy fitore radhazi dhe shpresë për ringritje, Partizani merr tri pikë edhe në Kurbin
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor ndaj Luksemburgut dhe Spanjës.
Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 23 lojtarë, nëntë prej të cilëve aktivizohen në klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luan në kampionatet jashtë vendit.
Këto dy takime janë në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë U-21 për Kampionatin Evropian U-21 EURO 2027. Si një nga vendet organizatore, Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e fazës finale të turneut, ndërsa këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vijuar punën me grupin dhe për të vlerësuar futbollistët.
Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Luksemburgun, më 13 nëntor, në orën 19:00, ndërsa më 17 nëntor do të luajnë ndaj Spanjës, po në orën 19:00. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.
LISTA E FUTBOLLISTËVE
Portierë: Simon Simoni, Aron Jukaj, Alain Taho.
Mbrojtës: Arlind Kurti, Ervin Bashi, Omer Bajraktari, Aurel Marku, Maldin Kacurri, Fabjan Përndreca, Numan Ajetovikj, Zylyf Muça, Gabriel Ramaj.
Mesfushorë: Etnik Brruti, Ammar Asani, Ergis Arifi, Luan Simnica, Ledjo Tresa, Mattia Huqi, Dario Daka.
Sulmues: Ermir Rashica, Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Rrok Toma.

Top Channel