Kategoria Superiore, Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet 4 pikë Teutës
Manchester City nuk e fsheh zhgënjimin dhe zemërimin e tij pas ndeshjes me Arsenalin e mbyll me barazimin 2-2.
Skuadra e Citizens ka protestuar për dy episode, golin e Timber që u akordua pavarësisht një goditje me bërryl ndaj Donnarummës dhe prekjen e topit me dorë nga Gyokeres në zonën në minutat shtesë.
Përmes një komunikate për shtyp, Manchester City konfirmon se do të dërgojë një letër formale te Pro Ref për të kërkuar shpjegime për këto episode.
‘Manchester City është shumë i zhgënjyer nga një sërë vendimesh të marra nga arbitri gjatë ndeshjes me Arsenalin-theksohet në komunikatën e Citizens-Klubi do t’i shkruajë formalisht Pro Ref ditën e hënë për të kërkuar një shpjegim të plotë për vendimet kyç të marra gjatë ndeshjes, duke përfshirë si vendimet në fushë ashtu edhe aplikimin e sistemit VAR. Presim një përgjigje të detajuar dhe do të vazhdojmë të përfaqësojmë dhe të mbrojmë interesat e klubit, futbollistëve dhe tifozëve tanë’.
Top Channel