Manovrat e Milanit/ Mourinho, Vinicius e PSG ndajnë klubin kuqezi nga Endrick, por Cardinale…
UEFA ka parashikuar të akordojë një fond prej 4 milionë eurosh për 16 skuadrat pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të U21 që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri e Serbi. Një mbështetje kjo që nuk është vetëm për fazën finale, por për të gjithë ciklin kualifikues 2025-2027.
Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, çdo federatë pjesëmarrëse në kualifikuese përfiton 135 mijë euro, ndërsa kombëtaret që arrijnë të sigurojnë një vend në fazën play-off marrin edhe 25 mijë euro shtesë.
Ndërsa përsa i përket fazës finale, qeveria e futbollit evropian ka marrë përsipër shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar dhe transportit për delegacione deri në 35 persona, si dhe kontribuon financiarisht për akomodimin dhe ushqimin e skuadrave. Po kështu do të ketë bonuse edhe për pjesëmarrjen dhe rezultatet e skuadrave gjatë kompeticionit.
Gjithsesi, ende nuk është bërë publike në mënyrë të detajuar shpërndarja e këtij fondi prej 4 milionë eurosh si dhe shuma përfundimtare që do të përfitojë secila prej Federatave. Në Shqipëri, ndeshjet e Euro U21 do të luhen në 4 stadiume; ‘Arena Kombëtare’ dhe ‘Arena e Demave’ në Tiranë, ‘Elbasan Arena’ në Elbasan dhe ‘Loro Boriçi’ në Shkodër.
Top Channel