Hansi Flick dhe Diego Pablo Simeone do të kthehen të përballen sërish mes tyre në një duel që ka lënë kujtime që nga momenti i transferimit të trajnerit gjerman te Barcelona. Precedentët mes dy trajnerëve të lejojnë të flasësh për një rivalitet me histori, me bilancin që është dukshëm në favor të Flick, por që në të njëjtën kohe bën Simeonen si trajnerin që ka qenë në gjendje ta mposhtë më shpesh skuadrën katalanase në dy sezonet e fundit. Bilanci flet për 6 fitore të blaugranave m një barazim dhe 3 fitore të Los Colchoneros.

Në La Liga, Barcelona e Hansi Flick është përballur 4 herë me Atleticon e Simeones dhe ka humbur vetëm 1 sfidë. Ishte në sezonin 2024/25 në stadiumin ‘Companys kur një gol i Sorloth në minutën e fundit i dha fitoren Atletico Madrid në sfidën e fundit të atij viti të luajtur përpara festës së Krishtlindjes. Në ndeshjen e kthimit në po atë sezon, në Metropolitano, Barcelona e Flick iu imponua duke fituar 4-2. Në po të njëjtin sezon, këto dy skuadra u përballën edhe në Kupën e Mbretit me një barazim spektakolar 4-4 në Barcelonë dhe 0-1 në Madrid

Sezoni 2025-26 u karakterizua nga një rivalitet akoma më i madh. Barcelona fitoi të dy ndeshjet në kampionat (3-1 dhe 1-2), por Atletico Madrid shënoi një fitore të thellë 4-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Në sfidën e kthimit Barcelona ishte shumë pranë realizimit të një përmbysjeje historike, por nuk mundi të shkojë më shumë se fitorja 3-0. Rrugët mes Flick dhe Simeones u kryqëzuan edhe në Ligën e Kampioneve, në fazën çerekfinale të kompeticionit. Atletico Madrid mundi Barcelonën në Camp Nou 2-0, ndërsa Barcelona fitoi në Metropolitano 2-1 por pa mundur dot të kualifikohet. Në të dyja këto ndeshje pati polemika dhe katalanasit i mbyllën me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Cubarsi në sfidën e parë dhe Eric Garcias në të dytën.

Hansi Flick në sfidën e së dielës do të tentojë që skuadra e tij të marrë iniciativën dhe të vendosë Atleticon në presion të vazhdueshëm duke sulmuar zonën e madrilenëve. Për blaugranat është e rëndësishme që të jenë efektivë, pasi Atletico i Simeones ka aftësi të mësha për të interpretuar momente të ndryshme të një ndeshjeje. Edhe pse tani duan të jenë më ofensivë se në sezonet e mëparshme, Los Colchoneros kanë treguar se dinë të përshtaten ndaj skenarëve të ndryshëm dhe të marrin avantazh kur kundërshtari lë hapësira, nuk e ka të nevojshme që të dominojë në fushë për të shkaktuar dëme.

Në Metropolitano do të jetë në lojë kreu i klasifikimit dhe do të jetë skena e një dueli ku stoli do të duhet të thotë shumë. Te Barcelona, Flick duhet të tregojë se ka mësuar nga goditjet e marra nga Atletico Madrid, kurse për Simeonen sfida është të vërë sërish në provë përgjigjen e të tijve ndaj një prej sulmeve më të mira në të gjithë Evropën.

Top Channel