Deportivo Alaves shkaktoi surprizën e madhe këtë të shtunë në kampionatin spanjoll teksa mposhti Realin e Madridit pikërisht në Santiago Bernabeu me rezultatin 2-1.

Reali i Madridit ishte dominues në fushën e lojës teksa e qarkulloi më shumë topin dhe krijoi më shumë raste, megjithatë ai që arriti të gjejë golin ishte Deportivo Alaves me Tony Martinez, një gol që lindi pas një gabimi të Huijsen dhe me Konate që tentoi ta largojë nga vija e portës. Dhe me avantazhin 1-0 të skuadrës mike u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi sërish me një gol, edhe ky i shënuar nga Deportivo Alaves, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë goli i dytë i skuadrës mike erdhi në minutën e 61 dhe ai që shënoi ishte Angel Perez që shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Mariano Diaz. Pak minuta më vonë, Reali i Madridit rihapi llogaritë e ndeshjes duke shkurtuar diferencën në 1-2, teksa shënoi me Kylian Mbappe pas një asisit të Jude Bellingham.

Në minutën e 86 u akordua një 11 metërsh për Realin e Madridit, për një faull ndaj Bellingham, por sistemi VAR e anuloi këtë penallti dhe bellingham mori kartonin e dyte të verdhë që u shndërrua në të kuq. Në fund rezultati mbeti 2-1 për Deportivo Alaves që  ngjitet në kuotën e 19 pikëve në vendin e 8, ndërsa Reali i Madridit e sheh veten në vendin e tretë, pasi u parakaluar nga Atletico Madrid që fitoi ndeshjen e tij me Malagan 4-3.

Top Channel