U shfaq me bluzën me Mussolinin, tifozi ultras i Ferencvaros ndalohet të hyjë në të gjithë stadiumet e Evropës
Portieri, i cili u përplas në fushë me futbollistin e ndjerë Jesús de Miguel, po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë psikologjike pas tragjedisë që tronditi futbollin spanjoll.
Humbja e sulmuesit të Tenerife-s ka lënë pasoja të rënda te Jesús Ovono. Portieri 25-vjeçar nga Andorra, i cili u përfshi në përplasjen me futbollistin, i cili pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë në spital një ditë më vonë, po përpiqet të përballojë traumën, ndjenjën e fajit dhe dhimbjen për atë që ndodhi.
Vetë Ovono ka pranuar se po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së tij. Federata e Andorrës i ka vënë në dispozicion mbështetje të specializuar psikologjike, për ta ndihmuar të përballojë ngjarjen dhe të kuptojë se ajo që ndodhi ishte një aksident, për të cilin ai nuk mund të mbajë përgjegjësi.
Në përpjekje për ta ndihmuar të rikthejë besimin te vetja, specialistët po i tregojnë edhe raste të sportistëve të tjerë që kanë kaluar përvoja të ngjashme traumatike. Megjithatë, rikuperimi nuk është aspak i lehtë. Sipas Mage, pavarësisht përpjekjeve për ta bindur se nuk ka asnjë faj, portieri vazhdon të jetë i tronditur, veçanërisht kur mendon për familjen që la pas sulmuesi spanjoll.
“Pavarësisht se sa herë i thonë të kundërtën, ai mbetet thellësisht i shqetësuar. Është i tronditur, sidomos kur mendon për fëmijën një vjeç e gjysmë të Jesús de Miguel dhe bashkëshorten e tij. Thjesht nuk di si ta përballojë të gjithë këtë situatë”, shpjegon Mage.
“Vëllain e tij e quajnë vrasës”
Drama nuk është kufizuar vetëm te portieri. Edhe familjarët e tij po përballen me një situatë të rëndë, veçanërisht vëllai i tij më i vogël, i cili luan futboll në Vendin Bask. Sipas Mage, familja ka raportuar se i riu është bërë objekt fyerjesh dhe sulmesh verbale nga persona të komunitetit sportiv ku bën pjesë. Madje, disa prindër kanë shkuar deri aty sa ta mallkojnë për shkak të asaj që ndodhi në fushë. “Ata e quajnë vëllain e Jesúsit ‘vrasës’. Ai përballet me njerëz të grupit të tij, ndërsa disa prindër kanë shkuar aq larg sa e mallkojnë. Është jashtëzakonisht e vështirë. Edhe motra e tij, e cila studion në Universitetin e Valencias, po vuan nga gjithçka që po ndodh. Ata nuk e meritojnë këtë”, shprehet Mage.
Portieri, i cili beson fort te Bibla, po përpiqet të gjejë forcën për të kapërcyer këtë traumë. Megjithatë, për familjarët e tij, gjëja më e rëndësishme është që ai të kuptojë se nuk duhet të jetojë me ndjenjën e fajit. “Do të doja që ai ta kuptonte se nuk ka pse ta mbajë mbi supe këtë ndjenjë faji. Askush nuk hyn në fushë duke menduar se do t’i marrë jetën një futbollisti tjetër”, thekson Mage. Ndërkohë, tragjedia ka prekur rëndë edhe prindërit dhe pjesën tjetër të familjes. Nëna e Ovonos ka udhëtuar drejt Andorrës për të qëndruar pranë të birit në këtë periudhë të vështirë, ndërsa pjesa tjetër e familjes ndodhet në Vendin Bask.
Sipas Mage, prania e gazetarëve jashtë banesës së tyre po e rëndon edhe më shumë situatën, duke mos i lënë familjarët të përballojnë në qetësi këtë periudhë zie. “Edhe ata po vuajnë, ndonëse në një mënyrë tjetër. Familja e futbollistit të ndjerë humbi një njeri të dashur dhe kjo është një barrë e jashtëzakonshme. Ata do të duhet të jetojnë me atë që ndodhi për gjithë jetën. Por edhe jeta e familjes së Jesúsit ka ndryshuar përgjithmonë. Këta njerëz nuk meritojnë të shkatërrohen në këtë mënyrë”, përfundon Mage.
Top Channel