Klisman Cake është kthyer në protagonist në Rusi.

Mbrojtësi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34’. Pas një krosimi në zonë, Cake goditi me kokë brenda zonës dhe tundi rrjetën.

Ky rezultoi dhe goli i vetëm i sfidës me Akhmat Groznyn që mori tre pikët dhe u largua nga zona e mbajtëses.

Ndërkohë, ky gol vjen një ditë pas ftesës për t’u grumbulluar me Kombëtaren.

Top Channel