Përleshja vijon edhe përgjatë marshimit, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë në formë cilindri dhe me kosha mbeturinash

07/11/2026 16:27

Përleshja mes policisë dhe protestuesve vijon edhe përgjatë marshimit.

Protestuesit përpiqen të bllokojnë rrugën në mënyra të ndryshme, duke vënë gurët dekorativë në mes të rrugës dhe duke spostuar koshat e mbeturinave.

Policia nga ana tjetër vijon ndjekjen dhe herë pas herë lëshon ujë me piper përmes autobotit.

Top Channel