Samiti në Tiranë për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor

27/11/2026 20:38

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga zhvillimi i Samitit për Planin e Rritjes në Tiranë, duke ndarë momente nga takimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor”.

Samiti në Tiranë u zhvillua në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pamjet e publikuara nga kryeministri sjellin momente nga takimet e zhvilluara gjatë këtij aktiviteti.

Top Channel