“Studentët n’Protestë” distancohen nga partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”: Nuk jemi pjesë e asnjë force politike
“Sot opozita është shtuar me një opozitë të re, e cila ka bërë që në Shqipëri, ajo që quhet mazhorancë të jetë një minorancë, çdo ditë e më e madhe si minorancë.
Lëvizja, e quajtur e flamengove, që bashkoi në shesh si kurrë ndonjëherë demokratë, socialistë, të paparti, në dhjetëra mijëra, qindra mijëra qytetarë ishte një goditje shumë e rëndë për regjimin, një damkosje ndërkombëtare e jashtëzakonshme. Revolta studentore ishte shpërthim i një guximi të paparë, shpërthim të atillë guximi rrugët e Tiranës, guximtarë si studentët nuk kishin parë ndonjëherë.
Dhe ja pra ku jemi në një situatë krejt tjetër. Jemi në një situatë në të cilën ka një kushtrim, ka një apel që kjo opozitë, më e madhe se kurrë; kjo opozitë, më luftarake se kurrë; kjo opozitë, më e fuqishme se kurrë, duhet të bashkohet.
Bashkimi i saj në të gjithë pluralitetin, në respekt të të gjithë identiteteve të këtyre faktorëve kundër të keqes më të madhe që përbën rrezik ekzistencial për Shqipërinë është sot detyrë e çdo shqiptari që i thotë vetes shqiptar. Është sot detyrë e çdo qytetari që i thotë lirisë liri. Është sot detyrë e çdo atdhetari që thotë të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo boshatisje e tmerrshme.
Pra, të themi të vërtetën nuk është çështja e parë çështja e pushtetit të Partisë Demokratike apo të këtyre apo atyre forca. Çështja e parë është largimi me çdo kusht i rrezikut ekzistencial, regjimit të Edi Ramës, dhe pastaj zgjedhjet e lira, shqiptarët të sjellin në pushtet forcën politike që besojnë më shumë, koalicionin që besojnë më shumë, të votojnë kandidatët që u duken më të mirët. Ama kjo kërkon që ne të bashkohemi.
U bashkuan armiqtë tanë, serbët u bashkuan ta themi atë që është. U bashkuan paçka se në spektrin e tyre kishte kundërshtarë nga më të papajtueshmit, por vendosën të bashkohen kundër padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç. Dhe çfarë thotë sot ai? Po e dëgjoja atë kryetarin e parlamentit. Nuk po shkoj tha në Bruksel, se nuk i kam punët, nuk mund të them se përfaqësoj se sa jam zgjedhur. Por tani kemi detyra të mëdha.
Detyrat e mëdha ishin të krijojmë qeverinë për të bërë zgjedhje normale, zgjedhje të lira. Pra, nuk e konsideronte detyrë që të qeverisim, e morëm pushtetin tani, hajde o burra, jo, erdhëm në pushtet, tani të bëjmë zgjedhje. Qytetarët të zgjedhin partinë që duan, të zgjedhin kandidatët që duan, se ato që i bëmë me Vuçiçin, i bëmë me këtë front të përbashkët.
Pra, dhe unë këtu nga ju ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjitha shoqatat, të gjitha sindikatat të bashkohemi në një front të përbashkët për ta larguar nga pushteti këtë narkodiktator, i cili është sot narkodiktatori më i keq në planet.
Maduro iku, e kapi me ushtarë presidenti Trump, ky me ushtarë nuk do kapet, por do ta kapim ne këtë, duhet ta largojmë ne këtë, nuk mundet më ky të përbëjë rrezik ekzistencial për ne. Ndaj dhe ky bashkim është jetik. Ndaj dhe secili prej nesh duhet të bisedojë me secilin që njeh për këtë bashkim.
U bashkuan në qershor demokratë, pa parti dhe socialistë, po, po, ishin aty, madje javën e parë ishin më shumë socialistë, ta themi të vërtetën, në shesh kundër Edi Ramës. Ndaj dhe këtë situatë shpresëdhënëse, të vërtetë, nuk mund ta lëmë kurrë të na ikë. Do na dënojë historia në qoftë se ne nuk jemi në lartësinë e saj për të vazhduar veprimin tonë”, u shpreh Berisha.
Top Channel