Gafa e radhës e Biden/ Ngatërron Ukrainën me Iranin, ndërhyn Kamala!

02/03/2022 17:05

“Ai nuk do t`ia fitojë kurrë zemrën dhe shpirtin popullit ukrainas”; fjalimi i Joe Bidenit në këtë moment të vështirë për botën perëndimore, kur një vend demokrat është bërë pre e një sulmi të paprovokuar, duhet të ishte madhështor.

E megjithatë nuk mungoi një tjetër gafë e kreut të shtetit amerikan. Bideni duket se ngatërroi në fjalën e tij Ukrainën me Iranin.

Lideri 79 vjeçar, politikani më i moshuar i zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, në fakt ishte uke iu referuar pushtimit rus atje kur tha se “Putini mund ta ketë rrethuar Kievin me tanke, por nuk do të fitojë mbështetjen e popullit Iranian”.

Sapo ai përfundoi së thënë Iranian, zëvëndespresidentja Kamala Harris i pëshpëriti pas shpinës duke i thënë: Ukrainas. Kaq u desh që komentet të vërshonin në rrjetet sociale. “Breaking: Bideni shpalli planin jokonvencional për të fituar zemrën dhe shpirtin e popullit Iranian në Kiev”, thoshte njëri prej tyre.

Sfida e Presidentit ishte t’u tregonte amerikanëve se ai është në krye të përgjigjes së Perëndimit ndaj periudhës më të tensionuar në marrëdhëniet me Rusinë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 30 vite më parë.

Fjalimi i tij u shoqërua me ovacione nga ligjvënësit shumë prej të cilëve valëvisnin flamujt ukrainas, e disa gra anëtare të Kongresit mbërritën të veshura me ngjyrat e flamurit te Ukraines, verdhë e blu.

Top Channel