Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët ose familjarët e tyre gjatë vitit 2025, çka përbën 60% të 78 mijë vrasjeve totale të grave dhe vajzave, sipas një raporti të publikuar këtë të martë nga UN Office on Drugs and Crime dhe UN Women. Raporti, i publikuar në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tregon se shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat, me mesatarisht 129 viktima në ditë, ose pesë në orë. Shkalla më e lartë e femicidit në familje u shënua në Afrikë, e ndjekur nga Amerika, Oqeania, Azia dhe Europa. OKB-ja vëren se kjo formë e krimit po bie shumë më ngadalë se vrasjet e përgjithshme.