Shqipëria dhe Mali i Zi mund të jenë dy vendet e ardhshme të Ballkanit Perëndimor që do të përmbyllin negociatat me Bashkimin Europian dhe do të kalojnë në fazën e përgatitjes së traktatit të anëtarësimit. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, pas takimit të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të zhvilluar dje në Athinë.