Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Një familje ukrainase tregoi sot ‘live’ për emisionin “Ftesë në 5” si po e përballojnë luftën në Ukrainë.
Dasha dhe Jevgeni, bashkë me fëmijët janë mbyllur në një vend që mendojnë se është i sigurt dhe nuk dalin jashtë, pasi siç thonë bombardimet nisin që në pesë të mëngjesit dhe vazhdojnë gjatë gjithë ditës.
“Në dy ditët e fundit, bombardimet janë shtuar. Duke filluar nga ora 5 e mëngjesit, bombardojnë rregullisht. Është goditur godina shtetërore, godina e shërbimit sekret. Më e tmerrshme është se po godasin godinat ku jetojnë njerëzit. Edhe godina ngjitur me ne është bombarduar”, thotë Jevgeni.
Dasha tregon sa e vështirë është për t’u larguar nga vendi, ndërkohë që rezervat ushqimore mund t’u mbarojnë, ndërsa lufta vazhdon:
“Është shumë e vështirë të largohesh. Trenat janë të tejmbushur, aty nuk mund të hipin burrat, janë vetëm gra fëmijë e të moshuar. Kemi bukë po mund të myket. Edhe uji po mbaron. Mund ta ziejmë, por nëse na shkëpusin edhe ujin e çezmës, do të jetë shumë keq. Deri sa të mbarojnë bombardimet nga ajri, është e rrezikshme të dalësh. Jemi me fat që kemi një vend ku të mbyllemi”.
Por, si ia kanë shpjeguar fëmijëve rrezikun që i kanoset Ukrainës dhe popullit ukrainas:
“Ata e kuptojnë që janë rusët që kanë sulmuar Ukrainën. Edhe ata po e kalojnë në mënyrë burrërore. Ata e duan atdheun e tyre. Gjatë gjithë natës rrimë bashkë, dorë për dore, ndryshe do të luanim mendsh. Krenohemi me ushtrinë tonë. Ata janë heronj dhe ne do të fitojmë”.
Top Channel