“Po vrasim njerëz të pafajshëm, nuk e dinim që do vinim në Ukrainë”/ Rrëfehen ushtarët rus të kapur peng

02/03/2022 16:47

Të burgosurit rusë të luftës kanë thënë se nuk e kishin idenë se po dërgoheshin për të pushtuar Ukrainën dhe u përdorën si ‘mish për top’ nga komandantët që i hodhën në betejë kundër ‘njerëzve paqësorë që mbronin territorin e tyre’ pasi forcat e Vladimir Putin pësuan humbje të mëdha në ditët e hapjes së konfliktit.

“Kjo nuk është lufta jonë. Nëna dhe gra, mblidhni burrat tuaj. Nuk ka nevojë të jesh këtu”, u filmua duke thënë një ushtar i plagosur i ulur para një flamuri ukrainas. Pamjet e tjera treguan të burgosurin rus të prangosur duke qarë, ndërsa thoshte: “Ata nuk i marrin as kufomat, nuk ka funerale”.

Ukraina thotë se Rusia ka humbur 5,840 ushtarë në ditët e para të konfliktit – disa nga humbjet e saj më të shpejta që nga Lufta e Dytë Botërore, nëse shifra rezulton e saktë – me njerëzit e Putinit që pësuan një seri humbjesh të turpshme teksa u përpoqën të arrinin një fitore të shpejtë, por në vend të kësaj hasi në rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase.

 

 

FOTO GALERI
1/14

Top Channel