I bleu një palë këpucë 800 euro për një gol, tani Mourinho e “degdis” tek U-19

02/03/2022 16:59

Edhe kulaçin, edhe kërbaçin! Kështu po e menaxhon situatën e Felix Afena-Gyan nga Jose Mourinho.

Sapo e bëri të debutonte në Serie A dhe e mori “nën sqetull”, trajneri portugez e “degdis” 19-vjeçarin te skuadra e të rinjve. Arsyeja? Felix Afena-Gyan kishte kaluar natën në shoqërinë e miqve të tij në një “pub”, edhe pse ka qenë i dëmtuar në ijë, problem që e detyroi të humbiste ndeshjen me Spezzian, shkruan Supersport.

Kjo thyerje e disiplinës nuk i ka pëlqyer aspak “Special One”, i cili ka marrë vendimin për t’i dhënë një mësim, duke e larguar nga ekipi i parë. Qëllimi është ta bëjë adoleshentin ta kuptojë se sa e rëndësishme është në futboll dhe për karrierën e tij sjellja prej një profesionisti. Mourinho ishte ai që i bleu një palë këpucë që kushtonin 800 euro për një gol vendimtar, po portugezi nuk heziton t’i tregojë kërbaçin kur thyen disipilinën.

Top Channel