Emrat/ Kush është çifti shqiptar që u vra në Greqi, si tentoi autori të zhdukte trupat e viktimave

03/03/2022 09:52

Armando dhe Maria Kloci, rreth 30 vjeç dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u vranë mbrëmjen e kaluar në Greqi nga një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar pak para orës 10 të mëngjesit. Katër anëtarët e familjes humbën jetën tragjikisht në mënyra të ndryshme, dy fëmijët duket se kanë vdekur nga mbytja ndërsa çifti dyshohet se është vrarë duke u qëlluar me armë zjarri.

Trupat e prindërve janë gjetur në depon e shtëpisë, ndërsa fëmija 3-vjeçar është gjetur në dysheme, pranë tyre. Fëmija tjetër 2 vjeç është gjetur i pajetë nga vëllai, i cili e ka tërhequr deri në rrugë ku ka bërtitur e të madhe për të kërkuar ndihmë.

Autori që dyshohet të jetë pronari i banesës ka tentuar të fshehë viktimat, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij, pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur.

Policia e ka shpallur në kërkim ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel