Ndryshime përpara transfertës në Laç, jep dorëheqjen drejtori sportiv i Egnatias

02/03/2022 23:10

Olsi Dranga ka dhënë dorëheqjen si drejtori sportiv i Egnatias.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dranga ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin nga Rrogozhina.

Rrugëtimi me Egnatian mbyllet sot. Për arsye personale kam vendosur të tërhiqem. Faleminderit për emocionet që më keni dhuruar.

Faleminderit Gimit që mundësoi dhe realizoi të zhvillojmë futbollin në qytet. Faleminderit Klevisit dhe Artit, dy miq të mi me të cilët nisëm plot pasion këtë rrugëtim të bukur.

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve që nga punonjësit e fushës e deri te trajnerët dhe lojtarët me të cilët kam punuar. Egnatia është në zemrën e qytetit, do të jetë përgjithmonë në zemrën time.

Ju dua shumë të gjithëve dhe ju uroj suksese të mëtejshme. Mos u dorëzoni kurrë. Mirupafshim”, shkruan Olsi Dranga.

Egnatia po lufton për të siguruar qëndrimin në Abisnet Superiore. Ndeshja e radhës në kampionat dso të luhet nesër (e enjte) në Laç (13:45)

Top Channel