Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qerret Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht deklarohet se viktima është rreth 17 vjeç, ndërsa autori i aksidentit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe pritet të merret në pyetje nga policia.
Sipas burimeve policore, Algert Dushi është drejtuesi i mjetit që aksidentoi 3 këmbësorët. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti i tij është përplasur me një tjetër mjet dhe ka humbur drejtimin e mjetit.
Top Channel