Zgjohet Navalny: ”Putini nuk është Rusi”! Thirrje për minimin e presidentit “nga brenda”!

02/03/2022 16:58

Nga burgu, lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny bën thirrje për protesta masive e të përditëshme, të cilat të tregojnë se Rusia nuk mund të kthehet në një “komb njerëzish të frikësuar dhe të heshtur”.

Kritiku i ashpër i Kremlinit, i cili për pak humbi jetën pas helmimit që dyshohet se u krye nga agjentë rusë, e quajti Vladimir Putin “ një car të cmendur” për sulmin ndaj Ukrainës duke ua kujtuar rusëve mantrën e epokës sovjetike të “luftës për paqe” “të mos bëhemi një komb që pretendon se nuk e sheh luftën aggressive të nisur kundër vendit fqinj. Putini nuk është Rusi”, shkroi ai në Twitter.

Navalny u burgos në 2021-shin menjëherë pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku mori trajtim të specializuar pas helmimit thuajse fatal me një agjent nervor. Ka pasur disa protesta sporadike në Rusi që prej nisjes së pushtimit, megjithatë policia i ka shtypur shpejt të tilla tubime. Organizata joqeveritare OVD-Info pretendon se në mitingjet kundër luftës, janë ndaluar deri tani mbi 6.800 persona.

Jo të gjithë rusët i besuan pretendimet e një “misioni paqeruajtës të Moskës në Ukrainën Lindore”, dhe nuk e duan gjakderdhjen në Ukrainë. Retorika e zyrtarëve rusë thotë se kjo po bëhet për vetëmbrojtje, por historinë nuk e gënjen dot, thonën ata.

Top Channel