Ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e një lokali, humb jetën edhe elektricisti 46-vjeçar

29/08/2026 21:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe dhe kanë humbur jetën

Sipas informacionit paraprak të policisë, njëri prej tyre, 40-vjeçari Sokol Preka,  i cili punonte si roje i lokalit, ka humbur jetën gjatë.

Disa minuta më vonë, humbi jetën edhe 46-vjeçari, David Deda, me profesion elektricist.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel