1 milion e 717 mijë pasagjerë u regjsitruan gjatë muajit gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja. Një shifër që flet qartë për Shqipërinë turistike që po konsolidojmë dhe për interesin gjithnjë e më të madh të vizitorëve të huaj për vendin tonë. Rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28.1% më shumë se një vit më parë, këto rezultate konfirmojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një Shqipëri gjithnjë e më të lidhur me Europën dhe botën.