”Çmendet” nafta, 113 dollarë fuçia, falimenton kompania e Nord Stream 2!

02/03/2022 16:44

Teksa luftimet vazhdojnë në Ukrainë, çmimi i naftës ka vazhduar dhe ai rritjen me ritme shqetësuese, e duket se as masat stabilizuese që synonin qetësimin e tregjeve, nuk po arrijnë efektin e shpresuar.

Nafta bruto Brent, pragu ndërkombëtar për kuotimin e arit të zi, mbërriti në 113 dollarë për fuçi, niveli më i lartë ky që prej qershorit 2014.

Çmimi i naftës vazhdoi rritjen pavarësisgt se anëtarët e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë u pajtuan të nxjerrin 60 milionë fuci naftë nga rezervat e emergjencës. Rusia është një prej prodhuese më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, dhe duket ishte e pashmangshme që frika e madhe e një tërmeti të tregjeve në rastin e një lufte, të bëhej realitet. Investitorët janë mbërthyer nga panikut se kjo situatë do të prekë furnizimin me naftë dhe gaz.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u përpoq të ofronte garanci se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të shfrytëzuar cdo mjet të mundshëm me qëllimin të shmangen pengesat në furnizimet me energji si pasojë e veprimeve të presidentit rus.

Uashingtoni, përsëriti edhe një herë ajo, do të analizojë mundësitë sesi të shmangë varësinë për energji nga Rusia. Pasojat, Moska vetë po i sheh qartë që tani. Kompania me bazë në Zvicër që qëndron pas Nord Stream 2, projekti gjigand i Kremlinit që do të shtonte ndjeshëm furnizimin e Europës me gazin rus, dorëzoi kërkesen për hapjen e procedurave të falimentimit dhe pezulloi 106 punonjësit e saj.

Top Channel