Mevlani është rikthyer në këtë sezon të “Për’puthen” për të gjetur dashurinë, pasi në sezonin e kaluar, as njohja me Antonelën, as njohja me Ledianën nuk shkoi mirë.

Por, duket se konkurrenti nuk e ka harruar të shkuarën e tij, pasi herë pas herë ka folur me nënkuptime për vajzat në “Për’puthen”.

Gjatë takimit me Çiljetën, ai përmendi një tjetër detaj:

Mevlani: Ju biondeve duhet t’ju kesh frikë

Çiljeta: Me biondet s’të ka ecur më duket?

Mevlani: Dhe këtë vit, jam mes një biondeje dhe një bruneje

 

Efi, pas transmetimit të kësaj pjese të takimit, reagoi e revoltuar:

Efi: Di të them, që nëse do të sjellësh këtu emisionin e ‘Për’puthen 2’, me mua ta harrosh. Nëse vazhdon kështu, me mua nuk e ke mirë. Unë nuk marr pjesë në një situatë të tillë!

Mevlani: Nuk më pëlqen kjo loja

Efi: E ke përmendur Ledianën, bionde, bruno, tani vazhdon prapë. Je përsëri në të njëjtën

Mevlani: Mund t’i kishe flokët e kuqe

Efi: Është e njëjta gjë

Mevlani: Të tha kush që të kapesh prej flokësh për mua

Efi: Çfarë po thua o burr, po të them të njëjtën lojë më mua nuk do e bësh. Një herë e kam marrë me shaka, dy herë e kam marrë me shaka, nuk vazhdohet më!

Efi: Ke kaq kohë që përmend të kaluarën tënde. Nuk ta marr më me shaka.

Ariani: O Mevlan, nuk të gjen gjë të thuash që e ke bërë gabim

Mevlani më tej këmbënguli se nuk është e njëjta situatë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel