PAMJET/ Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet ruse në zonat në veri të Kievit

03/03/2022 09:28

Pamjet satelitore të zonave të goditura nga sulmet ushtarake në Ukrainë tregojnë shkallën e dëmtimit ditët e para të pushtimit.

Pamjet u kapën më 28 shkurt nga Maxar Technologies. Që atëherë, retë e dendura kanë penguar shumicën e satelitëve të vëzhgojnë situatën.

Imazhet tregojnë shtëpi të djegura në fshatin Rivnopillya në rajonin Chernhiv, afërsisht 80 kilometra (rreth 50 milje) në veri të kryeqytetit, Kiev.

Në Chernihiv, një urë mbi lumin Stryzhen duket se është shkatërruar, ndërsa ndërtesat e banimit dhe një fabrikë aty pranë duket se kanë pësuar dëmtime. Një autokolonë ushtarake ruse u pa gjithashtu në një rrugë aty pranë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel